Uta Ibrahimi: Prindërit e sëmurë me Covid e me oksigjen për 20 ditë, e unë me nji mal si Annapurna

0
282

Nga Uta Ibrahimi

Të dashtun njerëz të mirë që jeni interesu për ecurinë e ngjitjes … ma në fund, erdha pak në civilizim edhe po mundem me i nda disa fotografi edhe lajmin e mirë të ngjitjes, në majen ma të rrezikshme, Annapurna 8091 metra, Nepal- Himalaya, si vazhdinësi e Projektit Utalaya- 14 Majat e Himalayave.
Annapurna me të vërtetë ish mal i madh, shumë i madh e me shumë befasi .. sidomos të orteqeve dhe krevasave… ish bash qashtu qysh e lexon nëpër google e libra si mali ma i rrezikshëm e me ma së shumti vdekje ..

Fillimisht ideja ka qenë me e ngjit shtegun ‘Dutch Ridge’ pak më i lehtë e ma i shkurtë, por për shkak të ndryshimeve në akullnajave, ngjitja është bërë nga gryka Franqeze – si ma e rrezikshmja deri më tani ..

Aklimatizimi në këtë maje ka qenë shumë i vështirë për faktin që kalimi prej Kampit 2 / 5500 metra deri në Kampin 3 / 6500 ka qenë i pamundun me u bë, për faktin e orteqeve të shumta në këtë grykë ..

Aklimatizimin e kemi bërë deri në kampin 2 +200 metra ngjitje dhe kthim në Kamp Bazë e kështu për tu nis drejt tentimit për me e ngjit majën .. e ky ka qenë itinerari i tentimit:

Dita 1: Kampi Bazë në Kamp 2
Dita 2: Kamp 2 – Kamp 3 / rreth 6 orë, përveq lodhjes në ngjitje teknike, pjerrtësi e akull, pjesë e kombinume edhe me gur e akull, e njashtu gjith kohën me frike se kah cila anë po bjen dhe çka po bjen ..
Dita 3: Kamp 3 aklimatizimin
Dita 4: Kamp 3 – Kamp 4
Dita 5: Tentimi i Parë drejt ngjitjes / kthimi në 7400 m për shkak të mungesës së litarëve
Dita 6: Pas një stuhie e rënies së borës për ma shumë se 60 cm edhe kur krejt shpresat na humbën se do ta ngjesim malin, nona natyrë rreth orës 23.00 e bani nxeht, e qeli qjellin dhe ja nisi me na pranu lutjet edhe me fillu ngjitjen drejt Majës Annapurna.
Kam fillu ecjen e vetëm rreth orës 12 në mesnatë ..( Sherpa me të cilin kishim bë marrëveshje me më përkrah në ditën e majës, at ditë u sëmu dhe nuk mundi me mu bashkangjit …) .. pas disa orë, Viridana ngjitëse nga Meksika dhe Dendi – Sherpa, mu bashkuan dhe kështu vazhdum ngjitjen deri në maje, meniiher pas ekipës së fiksimit të litarëve … e ngadale, me mot të mirë, e me dritë të djellit, rreth orës 11.00, arritem tek Maja Annapurna 8091, e kështu valvova flamujt e mi të shpirtit, 🇽🇰🇦🇱, e për ta fut vendin tem në librat e Alpinizmit Botëror, e për ti ba njerzt e mi krenar, e për ta plotësu dëshiren tem ma të madhe e kontributin për vendin tem
Kthimi ska qenë i lehtë për faktin që në këtë ekspeditë e kam përdor një bocë OX për 18 orë .. e që nuk ka qenë e mjaftusheme… mirëpo gjithçka ka shku mirë.
Dhe në fund, me datë 18 Prill arrita në Kampin Baze nga Kampi 4 / për me festu edhe me u gëzu ma së shumti në botë që gjithçka shkoj mirë
Përveq ngjitjes teknike, presionit psiqik si mali ma i rrezikshëm, zhurmave të orteqeve gjithë kohës, për mu ka qenë ekspedita ma e vështirë psiqike … e fizike!

Vendimi për me vazhdu ekspeditën, ka qenë vendimi ma i vështirë në jetë … Prindërit e sëmurë me Covid e me oksigjen për 20 ditë, e unë me nji mal si Annapurna …

Ka qenë nji moment, ku i kam than vetës .. msheli syt edhe vesht, ndali krejt komunikimet, edhe lej sendet me rrjedh lirshëm … e kështu, krejt sendet e gjetën rrugën e vet….
Sot, jam e lumtun që e kam ngjit këtë maje, dy prindërit janë mirë, e gjithashtu unë jam mirë fizikisht dhe psiqkisht … e ndoshta gati për të tentu ngjitje tjetër maje 8000 metërshe
Ah, ka edhe diçka shumë të bukur që po e mbaj me vete … por deri nji kohë tjetër, rrini me kurreshtje

Faleminderit përkrahësit financiar të kësaj ekspedite: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Red Bull Kosova, Fondacioni Utalaya, Familja Begeja, Cros Fit Prishtina dhe X Trailers… e sidomos Seven Summit Treks Pvt. Ltd. për organizimin e ekspeditës.

Qofshi shnosh,
Ngjitjet në Himalaya çdo ditë ma shtojnë kaj rrudhë .. por secila e ka nji tregim në vete