Qendra Kinematografike e Kosoves thirrje për audicion, kërkohet një vajzë e moshës 14 – 16 vjeçare

0
118

Nga Qendra Kinematografike e Kosoves

THIRRJE PËR AUDICION FILMI

Filmi Gjerman “The Fine Line” është në kërkim të një vajze shqiptare të moshës 14 – 16 vjeçare për rolin e Irses,

e cila është një vajzë e zhdërvjellët, me një ndjeshmëri të heshtur. Filmi do të xhirohet në Gjermani dhe Shqipëri gjatë muajit shtator.

Nëse dëshironi të merrni pjesë ju mund të dërgoni materialet e mëposhtëme nëpërmjet wetransfer* në këtë adresë

e-maili: castingthefineline@gmail.com
– Foto portret, përballë dhe profil. Foto në total.
– Një video-prezantim me cilësi të qartë të imazhit (plan portret) që përmban:
a) emrin mbiemrin, moshën, qytetin ku jetoni.
b) një prezantim të shkurtër të pasioneve tuaja dhe një situatë imagjinare që tregon
se si e shihni veten tuaj nëse do të emigronit dhe jetonit në Gjermani bashkë me familjen.

Nëse keni një përvojë të ngjashme reale, akoma edhe më mirë.

Video duhet të jetë maksimumi 5 min. Preferohet ne gjuhen angleze por nëse kjo është e pamundur, do të pranohen edhe video në gjuhën shqipe.

*www.wetransfer.com – Nëse nuk i coni dot materialet me këtë portal ju lutem na kontaktoni në email dhe ne do ju ndihmojme.