Shtyhet për 30 prill seanca ndaj Liburn Aliut

0
101

Seanca për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu është shtyrë deri më 30 prill, njofton Klan Kosova.

Kjo ndodhi pasi avokatët nuk ishin pajisur të gjithë me shkresat e lëndës.

Më 24 korrik të vitit 2020 ishte ngritur aktakuzë ndaj Aliut për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Pos tij për të njëjtën vepër akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.