Kompania Evrotarget & Evroenergie mbështet shërbimet terapeutike për 10 fëmijë nga Down Syndrome Kosova

0
360

Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me Kompaninë Evrotarget & Evroenergie ka zyrtarizuar bashkëpunimin në kuadër të fushatës ’A PO M’SHEH ’.

Ky bashkëpunim përfshin mbështetjen e shërbimeve terapeutike për periudhën 1 vjeçare.

Hamdi Malushaj, drejtori i kompanisë Evrotarget & Evroenergie vlerëson ndikimin që ka Shoqata Down Syndrome Kosova në zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

“Çka më ka bërë më shumë përshtypje ka qenë, dallimi i fëmijëve me këtë shoqatë dhe pa këtë shoqatë, ndikimin që ka kjo shoqatë në zhvillimin e fëmijëve sepse këtu ka shumë anëtarë. Me vullnetin më të madh kam vendos me qenë pjesë në aktivitetet dhe me e ndihmu këtë organizatë. Ne jemi miq afatgjatë me Down Syndrome Kosova. Bashkëpunëtorët e kompanisë sime janë gëzuar shumë për këtë aktivitet të cilin e kemi zhvilluar” thotë Malushaj.

Ndërsa Sebahate Beqiri, drejtoresha e Shoqatës Down Syndrome Kosova shpreson se këto aktivitete dhe bashkëpunime me kompani të shërbejnë si mesazh për institucionet.

“Ne nënshkruam një marrëvëshjë në periudhë 1 vjeçare për shërbime terapeutike për 10 fëmijë, shërbim ky i cili do të financohet nga kompania Evrotarget & Evroenergie. Shpresoj që këto aktivitete dhe ngjarje do të shërbejnë si mesazh për institucionet. Kompania Evrotarget & Evroenergie u interesua për ne gjatë kohës kur ne po zhvillonim fushatën “A PO M’SHEH”. Eventi i organizuar sot është në kuadër të 10 vjetorit të kësaj kompanie.” thotë Beqiri /oxygenpress.info