“Albin më nuk arsyetojmë asnjë vonesë në luftë kundër korrupsionit, menaxhimit të pandemisë, afirmimin e shtetit të Kosovës e forcimin e sovranitetit të tij”

0
430

Nga Besim Ugzmajli, regjisor

All eyes on you Albin Kurti
-Nuk ka ma asnje pike hapsire me e fajsu askend per mosberjen e Kosoves vend te jetueshem, vend ku barazia eshte kryefjala, drejtesia fundamenti e profesionalizmi struktura mbi te cilen mbeshtetet funksionalizimi i shtetit.

-Opozita karshi teje, eshte tejet e dobet. Jane ende naive e te padijshem, sa qe mendojne se me akuza per “antiamerikanizem” e “komunizem”, mendojne se do te bejne opozite e do te te sfidojne ne te ardhmen.

-Opozita e vertete jemi ne qe te kemi mbeshtet per shume kohe, pavaresisht kostos. Shumica prej nesh, nuk i duartrokasin asnje vendimi jo te mire qe mund ta marresh ne te ardhmen.

Nuk arsyetojme asnje vonese ne lufte kunder korrupsionit, menaxhimit te pandemise, afirmimin e shtetit te Kosoves e forcimin e sovranitetit te tij. Ne nuk mbeshtesim arrogancen e asnje lloji, nuk mbeshtesim emrimin ne ekzekutiv te te korruptuareve e vazhdimin e punes te se korruptuareve qe jane ne institucione prej shume kohesh.

-Nuk mbeshtesim asnjelloj amnistie per hajnat qe jane ne secilin segment shtetrore.

Gjithmone shumica e zerave me te aferm qe do te kesh afer do te te thone se “mire eshte puna dhe se ti je me i miri”, por ty te duhen veshë qe degjojne zerin e atyre qe nuk ta zene deren cdo dite per te iu dhene nje asht e nje pozicion ne ekzekutiv, por qe kane dinjitet e integritet te te kritikojne me konstruktivitet e qe thjeshte e duan nje Kosove me te mire. Zeri i tyre ka per te qene me i verteti e me dashamiri.

-Po presim me shprese qe ndryshimi do te jete i verejtshem e i shpejt. Ne nuk pritojme as te te perkrahim ne rrugen e drejt, as te protestojme per gabimet e tua.
-Tash ke pushtet te mjaftueshem, prandaj nuk te falet asnje gabim!
Shnet! (E di qe se lexon po s’ka problem 😁)