Abdixhiku uron Osmanin: LDK-ja vazhdon rolin opozitar, përballë një pushteti pothuajse absolut

0
257

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen si presidente e vendit.

Abdixhiku ka thënë që shpreson që presidentja Osmani ta ushtrojë rolin e saj kushtetues me dinjitet.

“Tani kemi një presidente të vendit. I urojmë shëndet dhe shpresojmë që do të ushtrojë rolin e saj kushtetues me dinjitet, duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët”, u shpreh ai.

“LDK-ja në këtë moment e tutje, pas vënies së qetësisë për njerëzit tanë, do të ushtrojë rolin opozitar përballë pothuajse një pushteti absolut”, ka thënë Abdixhiku.