Vetëvendosje tërheq përfundimisht Ligjin për Zgjedhje

0
53

Lëvizja Vetëvendosje e ka tërhequr Projektigjin për Zgjedhje nga Kuvendi, për çfarë ishte thirrur mbrëmë seanca.

Drejtori i Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka deklaruar se kjo i është konfirmuar nga burime të tij pak qaste më parë.

“Janë deponuar nënshkrimet tërheqëse që kanë iniciuar Projektligjin për Zgjedhje dhe kjo është përmbushje e kushtit të LDK-së që të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen presidentit. Besoj se tashmë LDK do të jetë prezente në sallë”, është shprehur Kelmendi.

Ai po ashtu ka thënë se këto burime i kanë treguar se është bërë presion nga ambasadat e huaja për këtë.

“Kam mësuar se ka pasur edhe bisedime dhe presion nga Ambasada e SHBA-së dhe ambasadat tjera”.

Po ashtu mbetet ende e diskutueshme nëse vet Lëvizja Vetëvendosje i ka 58 votat e saj për votimin e Vjosa Osmanit për Presidente të Kosovës.

“Ka pasur edhe raportime se ndoshta edhe LVV nuk i ka 58 votat sot për të votuar për presidentin. Ende nuk ka ndonjë ndërrim qëndrimi të Listës Serbe. Mbetet në pikëpyetje që a do të jenë në sallë”.