Masakra, dhunime e djegie në Komunën e Suharekës, asnjë i dënuar – sonte nga ora 22:00

0
126

Krimet e luftës së fundit në Kosovë, 1999, edhe këtë të martë do të shfaqen në dokumentarin NË KËRKIM.

Nga ora 22:00 në Klan kosova mund të ndiqni dokumentarin që tregon në detaje për krimet që janë bërë në Komunën e Suharekës.

Qindra të vrarë, qindra shtëpi të djegura, të masakruar, dhunime seksuale, shumë dokumente me fakte për këto por deri më sot asnjë i dënuar.

Video ekskluzive e Shyhrete Behlulit ku deklaroi vetëm pak minuta pasi mbijetoi në masakrën e familjes Berisha e deri te momenti kur ajo dëshmoi në Hagë.

Për të gjitha krimet edhe në fshatrat tjera, sonte flasin të mbijetuar, familjarë, shoqata, doktorë të luftës e shumë të tjera.

NË KËRKIM është seri e dokumentarëve që realizohet nga Oxygen Productions, që sjell rrëfime dhe fakte për krimet që kanë ndodhur në Kosovë, për të gjitha kategoritë.