Gjermania aplikon testin Covid-19 për mbërritjet në aeroporte

0
55

Një kërkesë e re për pasagjerët që mbërrijnë në aeroportet gjermane që t’u nënshtrohen testeve të koronavirusit përpara nisjes, u bë aktive nga sot, sipas autoriteteve vendase.

Gjermania po përpiqet të përmbajë një valë të tretë të rëndë të infeksioneve të koronavirusit, të drejtuar kryesisht nga variante më të transmetueshme të sëmundjes.

Aktualisht, vetëm udhëtarët nga vendet me nivele veçanërisht të larta të infeksionit duhet të testoheshin para se të hipnin në bord.

”Ekipet e fluturimit nuk do të preken nga kërkesa e re”, thanë autoritetet.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete shpenzimet e testeve./ATSH