Biden: Jemi në një luftë për jetë a vdekje me Covid-19

0
37

Presidenti i SHBA Joe Biden u është lutur amerikanëve që të respektojnë masat paraprake dhe ka zgjeruar përpjekjet federale për të vaksinuar vendin, pasi shenjat e një vale të re të mundshme të rasteve të koronavirusit ndezën frikën e një vale vdekjeprurëse të katërt të infeksioneve dhe vdekjeve.

Presidenti njoftoi se në tre javë, deri më 19 prill, administrata e tij do të dyfishojë numrin e vendeve ku njerëzit mund të vaksinohen.

Ai gjithashtu tha se 90% e të rriturve amerikanë do të jenë bërë të pranueshëm për vaksinën deri në atë moment dhe 10% i fundit pas 1 majit.

Infeksionet e reja, shtrimet në spital dhe vdekjet janë në rritje, të nxitura nga sjellje më fleksibile dhe variante ngjitëse të virusit.

“Lufta kundër Covid-19 është larg nga të fituarit. Kjo është seriozisht vdekjeprurëse’’, paralajmëroi Biden.

“Ne jemi në një garë për jetë a vdekje me një virus që po përhapet me shpejtësi”, shtoi ai.

Biden u kërkoi shteteve të ndalonin lehtësimin e kufizimeve në takimet publike dhe i paralajmëroi njerëzit kundër “sjelljes së pamatur”./ATSH