Ekspedita e Kombëtares së Suedisë arrin në Kosovë, presidenti Ademi pret homologun Karl-Erik Nilsson

0
145

Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë në mesditën e sotme. Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekspeditën suedeze të udhëhequr nga presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson, që njëherësh është edhe zëvendëspresident i UEFA-s, e ka pritur presidenti Agim Ademi. Me këtë rast, ai i shprehu mirëseardhje homologut të tij dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë, teksa e shoqëroi atë edhe në hotel “Sheraton”, aty ku është akomoduar Kombëtarja e Suedisë, teksa më pas së bashku do të vizitojnë edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.

Kombëtarja suedeze sot në orën 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”, derisa të dielën në orën 20:45 do të luajë kundër Dardanëve tanë, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.