Challandes: Suedia kundërshtar i fortë, shpresoj se do të kemi paraqitje të mirë

0
54

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, shpreson se do të kenë një paraqitje të mirë në lojën përballë Suedisë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se ndaj suedezëve duhet të kenë kujdes pasi janë një kundërshtar i fortë.

“Në ndeshjen kundër Suedisë duhet të jemi në të kujdesshëm, pasi do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë, e kamë parë dhe kam dëgjuar se shumë prej njerëzve nuk e ndajnë këtë mendim, por unë mendojë se Suedia është një prej ekipeve më të mira në botë, edhe në bazë të ranglistës së FIFA-s”

“Unë shpresoj dhe besoj se do të kemi një paraqitje shumë të mirë në këtë takim. Siç e keni parë i kemi disa probleme pasi kemi mungesë të pesë personave në kontigjentin tonë, kësaj ne duhet t’i përgjigjemi me një paraqitje që duhet të jetë në formë ekipore, kështu nuk do të mund të vërehet mungesa e futbollistëve që nuk janë në këtë takim”.

Challandes ka deklaruar se synim i Kombëtares së Kosovës është të kaulifikohet në Kampionatin Botëror dhe ta fitojë atë, njofton Klan Kosova.