Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamit të Tbilisit

0
103
Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja jonë mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani, kategoria deri në 57 kilogramë.
Krahas medaljes së artë, Gjakova fitoi edhe 1000 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Deri në finale Nora shënoi katër fitore. Mposhti Mariia Skoran e Ukrainës, Sabrina Filzmoser të Austrisë, Marica Perisicin e Serbisë, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj sllovenes, Kaja Kajzer. Të gjitha fitoret i shënoi me Ippon.
KOK me në krye presidentin e ri, Ismet Krasniqi, përgëzon suksesin e Norës dhe gjithë komunitetit të xhudos, derisa iu uron suksese edhe xhudistëve tjerë.