“Mos harro, ti je konsumator edhe kur merr shërbime, jo vetëm kur blen produkte”

0
104
Çka thotë Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit për shërbimet e pakërkuara?
Neni 68 i Ligjit Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit për shërbimet e pakërkuara specifikon që:
📑 “Përveç nëse në kontratën e shërbimeve financiare në distancë është paraparë ndryshe, ofruesi i shërbimeve nuk do të ofroj shërbimet financiare tek konsumatori pa kërkesën paraprake të tij”, dhe “Në rast të ofrimit të shërbimit pa kërkesë të konsumatorit, ai do të jetë i liruar nga çfarëdo obligimi. Mungesa e përgjigjes nuk përbënë miratim.” 🚫
🦸‍♀️🦸‍♂️ Ju si konsumator nuk obligohen të paguani për asnjë lloj shërbimi, nëse paraprakisht nuk keni kërkuar shërbim të tillë. Të drejtat tua ekonomike dhunohen kur detyroheni të paguani 💵 për shërbim që nuk keni kërkuar.
👀🛒 Mos harro, ti je konsumator edhe kur merr shërbime, jo vetëm kur blen produkte.