“Komuna e Prishtinës po e shndërron Hamamin në Muze të Sulltan Mehmetit II, armikut numër një të Skënderbeut”

0
303

Nga Blerim Latifi

Komuna e Prishtinës kurrë nuk pati pare për t’ia ngritur një shtatore në kryeqytetin e Kosovës Adem Jasharit.

Kurrë nuk pati pare për ta ndërtuar një muze të viktimave të gjenocidit serb mbi shqiptarët gjatë shekullit XX.

Por, sot, e pamë se Komuna e Prishtinës paska pare që gërmadhën e hamamit osman të Prishtinës me e shndërru në Muze të Sulltan Mehmetit II, armikut numër një të Skënderbeut, sulltanit që për tridhjetë vjet shkretoi tokat e shfarosi pothuajse gjysmën e popullatës shqiptare, gjatë rezistencës antiosmane midis viteve 1451- 1481.

Kjo nuk është thjesht turp. Është pshtymje mbi identitetin dhe vuajtjet tona kombëtare.