Dardanët vazhdojnë stërvitjet me optimizëm për duelin me Suedinë

0
66

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Dardanët kanë zbritur të premten në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali për stërvitjen e radhës, në të cilën përzgjedhësi Challandes ka shpalosur idetë e tij në aspektin taktiko-teknik për ndeshjen e së dielës.

Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë, derisa fitorja në miqësore kundër Lituanisë ka bërë që atmosfera brenda kampit të jetë shumë e mirë dhe të gjithë e presin me pozitivitet duelin me suedezët.