“Ai priste dhe grinte, unë palosja dhe rregulloja, së bashku e mbajmë shtëpinë”

0
116

Isha duke i nxjerrë rrobat nga lavatriçja, kur ngrita kokën, pashë bashkëshortin tim në kuzhinë. Isha duke nxjerrë rroba për të 200-tën herë sot. E vura re bashkëshortin tim duke grirë qepë e speca, duke e bërë gati darkën. Këpucët e tij ishin akoma në korridor, sapo e kishte mbaruar një javë të lodhshme në punë. Ai priste dhe grinte. Unë palosja dhe rregulloja.

Sëbashku, e mbajmë shtëpinë.

Vazhdova ta shikoj nga prapa për një kohë, përderisa akoma kisha rrobat e lagura në duar. Mendova për atë se si ndonjëherë ai gatuan, unë e kosis barin. Ndonjëherë ai zgjohet me fëmijët, unë flej. Ndonjëherë unë e marr makinën, ai e merr biçikletën. Ndonjëherë unë punoj e ai pushon. Nuk mendoj se ka një mënyrë për ta ndarë barrën e punës në mënyrë të barabartë. Thjesht e di që kur bëhet shumë vështirë për mua, burri im ndërhynë. Dhe kur bëhet vështirë për të, ndërhyj unë.

Dhe kjo është me rëndësi, apo jo? Nuk ka nevojë të mbajmë llogari se kush çfarë ka bërë.

Sonte, ai gatuan përderisa unë paloj rroba. Dhe pesha në duart e mia më duket më e lehtë.