Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

0
96

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur para pak minutash për të vendosur lidhur me kohën e mbajtjes së seancës ku pritet që të votohet Qeveria e re e Kosovës.

Pikë e rendit të ditës është kërkesa e 52 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të kuvendit për formimin e qeverisë, transmeton KlanKosova.tv.

Kujtojmë se 52 deputetë kanë nënshkruar kërkesën e Mimoza Kusari- Lila, si përfaqësuese e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të mbajtur seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re.