Ballkani triumfon te Trepça ’89 dhe rrëmben pozitën e parë në tabelë

0
65

Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superligën e Kosovës.

Ekipi i Bledi Shkëmbit i është kthyer fitores pas barazimit ndaj Dritës dhe ka rrëmbyer pozitën e parë në renditjen tabelore.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë dhe të fortë, por ishin vetëm mysafirët që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 36-të dhe ishte Mirlind Daku, i cili shënoi për 0-1.

Edhe në pjesën e dytë u zhvillua lojë e njëjtë dhe me kushte të rënduara atmosferike, me Ballkanin që gjeti golin e vetëm dhe siguroi fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 69-të dhe ishte Arbër Hoxha që shënoi për 0-2 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 55 pikë, po aq sa Drita e dytë, ndërsa 89-shi renditet në vendin e gjashtë me 32 pikë.

Në ndeshjen e radhës, therandasit e presin Prishtinën, ndërsa mitrovicasit udhëtojnë Drenicën. /Telegrafi/