Turqia largohet nga Konventa për mbrotje të grave

0
93

Turqia ka braktisur një traktat ndërkombëtarë, i cili është i formuar për të mbrojtur gratë, pavarësisht kundërshtimeve të aktivistëve.

Kjo Konventë u nënshkrua nga Këshilli i Evropës në Stamboll, dhjetë vjet më herët. Ajo ka synim të parandalojë ose të ndjekë penalisht dhunën në familje, transmeton Klan Kosova.

Nga Këshilli i Evropës vendimin e Turqisë e kanë përshkruar si “shkatërrues” për përpjekjet për të luftuar dhunën në familje.

“Ky veprim është një pengesë e madhe për përpjekjet në mbrojtjen e grave dhe aq më shumë e mjerueshme sepse komprometon mbrojtjen e grave në Turqi, gjithë Evropën dhe më tej”, ka thënë Marija Pejçinoviq-Buriq, shkruan BBC.