Gjermania klasifikon Poloninë si vend me rrezik të lartë

0
85

Gjermania do të kufizojë kalimet në kufirin e saj me Poloninë, një vend i klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë Covid-19 nga instituti i Kontrollit të Shëndetit Robert Koch (RKI).

“Masa, e cila do të hyjë në fuqi të dielën, nënkupton që personat që hyjnë në territorin gjerman nga Polonia do të duhet të paraqesin një test negativ PCR ose antigjeni”, sqaroi instituti.

Edhe Qipro dhe Bullgaria janë klasifikuar gjithashtu në këtë kategori.

“Këto vende përfaqësojnë një rrezik shumë të lartë të infeksionit, veçanërisht për shkak të një shkalle të lartë të përhapjes së virusit, domethënë përtej 200 rasteve të reja për 100 000 banorë gjatë një jave”, tha RKI.

Gjermania ka vendosur tashmë në të njëjtën kategori Tirolin austriak dhe Republikën Çeke, pothuajse duke mbyllur kufijtë e tyre me këto dy shtete, si edhe Moselën franceze, por pa detyruar kontrolle të qëndrueshme në kufirin me Francën./ATSH