NewCo Ferronikeli Complex organizon debat publik

0
97

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “NewCo Ferronikeli Complex” L.L.C. Gllogoc, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizojnë:

DEBAT PUBLIK

Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për deponinë e skories në hapësirat e minierës së Gllavicës, Medvec-Magurë, komuna e Lipjanit.

Njoftohet publiku i interesuar se më datën 15.04.2021 në ora 10:00, në hapësirat e objektit të administratës së minierës së Gllavicës në Medvec, komuna e Lipjanit, do të organizohet debat publik nga kompania “NewCo Ferronikeli Complex” L.L.C. Gllogoc, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Debati publik do të organizohet për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për deponinë e skories në hapësirat e minierës së Gllavicës, Medvec-Magurë, komuna e Lipjanit.

Debati Publik do të organizohet edhe në mënyrë virtuale në platformën ZOOM

https://us04web.zoom.us/j/9072254231?pwd=QjhTUE1yMVFCbTBLR3laU2xEQkx0Zz09

Meeting ID: 907 225 4231
Passcode: N3hASu

Pjesëmarrja e juaj na ndihmon ne implementimin e projektit.