Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës feston 7 vjetorin e themelimit, së shpejti do të hapin Observatorin në Prishtinë

0
144

Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës sot feston 7 vjetorin e themelimit.

Ky klub për 7 vite ka arritur të organizoj ngjarje me rëndësi në fushën e astronomisë, si dhe të lidh ura bashkëpunimi dhe të antarësohet në shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare të astronomisë si Astronomers Without Borders, Stars Shine for Everyone, DayStar Filters, Explore Scientific.

Gjithashtu anëtarët e këtij grupi e kanë përfaqësuar Kosovën ndërkombëtarisht në fushën e shkencës.

Sot, 7 vite nga themelimi ky klub është në pritje të hapjes së Observatorit të Prishtinës i cili gjindet në Pallatin e Rinisë i renovuar nga Komuna e Prishtinës, observator ky i cili në vitet e 80-ta ishte funksional.

“Tani, edhe Kosova do ta ketë kupolën e saj vrojtuese ku edhe qytetarët do të mund të vijnë dhe vrojtojnë hapsirën & kozmosin me mjetet astronomike.” ka shtuar ky klub në postim në llogarinë e tyre. /oxygenpress.info