Drenica arkëton një pikë ndaj kampionit, Besa befason Feronikelin

0
59

Skuadra që po lufton për mbijetesë në elitë, Drenica ka arkëtuar një pikë të rëndësishme në Gjilan, duke barazuar me skuadrën kampione në fuqi dhe kryesuesen e renditjes, Dritën, me shifrat 1:1. Ky barazim ia mundëson dy skuadrave tjera pretendente për titull që ta zvogëlojnë ngecjen me Dritën. Të parët në epërsi kaluan gjilanasit me golin e shënuar nga Bujar Shabani nga distanca në minutën e 29-të, por tre minuta para shkuarjes së skuadrave në pushim baraspeshën në rezultat e vendosi Baton Zabërgja, me golin e shënuar nga brendësia e zonës pas asistimit të Kreshnik Ukës.

Ndërkohë, skuadra e fundit në renditje, Besa e ka befasuar Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 2:1. Të dy golat për pejanët i shënoi Ardit Tahiri (15’, 39’), derisa golin e barazimit të përkohshëm për Feronikelin e shënoi Marko Simonovski.