Publikohet lista e studentëve përfitues të bursës nga Komuna e Prishtinës

0
228

Komuna e Prishtinës ka publikuar listën e studentëve të cilët kanë përfituar bursë komunale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se studentët që janë përfitues të bursës kanë afat prej 10 ditëve pas shpallës së rezultatit që të dërgojnë dokumentet në DKA.

“Drejtoria e Arsimit ka publikuar listën e studentëve përfitues të bursave komunale. Studentët që kanë përfituar bursë komunale duhet që në afat prej 10 ditëve pas shpalljes së rezultateve, të sjellin dokumentet e mëposhtme në DKA në rrugën Andrea Gropa, numër 40”, shkruan Ahmeti.

Listën e përituesve të bursave e gjeni duke klikuar KËTU.