G7: Nuk do ta njohim aneksimin e Krimesë nga Rusia

0
112

G7 nuk do të njohë përpjekjet e Rusisë që parashikojnë legjitimitetin e pushtimit të Krimesë, deklaroi grupi i shtatë vendeve më të industrializuara në një komunikatë, në një klimë tensioni në rritje me Moskën.

“Ne dënojmë pa asnjë ekuivok pushtimin e përkohshëm të Republikës së Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit nga Rusia”, theksojnë shtatë vendet më të pasura të botës, pothuajse shtatë vjet pas fillimit të konfliktit.

“Ne nuk e njohim dhe nuk do t’i njohim përpjekjet e Rusisë që parashikojnë legjitimitetin e këtij pushtimi”, theksojnë ata.

Kjo deklaratë përfshin deklaratat e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili konfirmoi në fund të shkurtit se nuk do të pranonte kurrë aneksimin e Rusisë në gadishullin e Krimesë në Ukrainë.

Shenjë e vullneti të administratës së re amerikane për të kundërshtuar Rusinë, Biden e cilësoi presidentin rus, Vladimir Putin si “vrasës”, gjë që ka shkaktuar nervozizëm tek Moska./ATSH