MPJ e Rusisë: Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem shkel Rezolutën 1244

0
140

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka reaguar për hapjen e Ambasadës së Kosovës në qytetin e Jerusalemit.

Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme thotë se me këtë veprim Kosova ka shkelur Rezolutën 1244.

“E ashtuquajtura “ambasada” e Kosovës u hap në Jerusalem më 14 mars duke shkelur Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Jerusalemi duhet të bëhet kryeqyteti i dy shteteve të pavarura, Palestinës dhe Izraelit dhe të jetë i hapur për të gjitha fetë monoteiste”.