Parandalohet kontrabanda në tri raste të ndara

0
71

Njësit e Doganës kanë arritur të parandalojnë kontrabandën në tri raste të ndara, fillimisht Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik, Ministria e Shëndetësisë kanë marrë pjesë në kontrollin e një barnatoreje në Pejë, ku edhe është gjetur një hapësirë në pjesën e fundit të subjektit e punuar posaçërisht për fshehjen e barnave të kontrabanduara. Asnjë nga barnat e gjetura në këtë hapësirë të fshehur nuk kishin banderola të Kosovës.

Në njoftimin e Doganës thuhet se gjithashtu një plan veprimi i implementuar në pike kalimin e Hanit të Elezit ka zbuluar dy tentim kontrabandime. Në rastin e parë në një automjet udhëtaresh në një hapësirë të fshehtë post-fabrikante janë gjetur 45 telefona celular. Në rastin e dytë në një autobus udhëtaresh është gjetur një sasi e konsiderueshme e Produkteve Farmaceutike / Hormone për Stimulim të Fekondimit Artificial.

Në të tri raste mallrat janë konfiskuar si dhe ka vazhduar procedura kundërvajtëse. Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes linjave tona të komunikimit pa pagesë 080050095.