Bitcoin thyen rekorde dhe arrin të tejkalojë $60,000

0
72

Bitcoin sapo bëri një rekord, duke arritur një vlerë prej $60,000 për herë të parë.
Një vit më parë, një token i vetëm i Bitcoin u vlerësua afërsisht në $5,800. Sot, po tregtohet me afërsisht $60,000 për monedhë – një rritje marramendëse apo jo? Disa analistë ia atribuojnë rritjen e re pjesërisht miratimit të aid package prej 1.9 trilionë dollarësh amerikane të miratuar nga House of Representatives dhe nënshkruar nga Presidenti Biden. Tani, vlera totale e tregut të Bitcoin vlerësohet të tejkalojë $1 trilion.

Bitcoin është trefishuar në vlerë që nga fundi i vitit të kaluar, i mbështetur kryesisht nga investitorë institucionalë dhe korporata të mëdha që e përdorin atë si një mënyrë pagese. Në shkurt, Tesla bleu Bitcoin me vlerë $1.5 miliard dhe njoftoi se së shpejti do të pranonte kriptomonedhën si një mënyrë pagese për makinat e saj. Mastercard gjithashtu ka njoftuar se do të fillojë të pranojë disa kripto-monedha si një mënyrë pagese, ndërsa BlackRock, kompania më e madhe shumëkombëshe e menaxhimit të investimeve, po eksploron mënyra të ndryshme për të përdorur monedhat dixhitale.

Pandemia, natyrisht, gjithashtu luajti një rol, pasi gjithnjë e më shumë njerëz u kthyen në blerjet në internet, duke zvogëluar përdorimin e kartëmonedhave. Ata që kundërshtojnë përdorimin e Bitcoin e përshkruajnë atë më shumë si një mjet të tregut të aksioneve të ndjeshëm ndaj manipulimit të tregut dhe më pak si një monedhë reale dhe kanë ngritur shqetësime mjedisore në lidhje me sasinë e madhe të energjisë që kërkohet nga konfirmimet e tregtisë.