Japonezët nuk e shoqërojnë ushqimin me ujë

0
417

Nëse shkon në një restorant në një vend perëndimor, gjëja e parë që shërbehet ende pa ardhur ushqimi është një kanë e madhe me ujë, akull dhe limon. Në Japoni, maksimumi që mund t’ju ofrohet është një filxhan i vogël i mbushur me ujë. Japonezët besojnë se uji gjatë ushqimit ndikon në procesin e tretjes dhe ja vështirëson trupit.

Ndonëse e dinë shumë mirë se të qëndrosh i hidratuar është thelbësore, konsumimi i ujit gjatë kohës që pa hani drekë/darkë mund të bëjë më shumë keq sesa mirë.

1. Mund t’ju shkaktojë gojë të thatë

Sado kontradiktore mund të duket, nëse shoqëroni ushqimin me një gotë uji, mund të ndjeni një gojë të thatë. Vetë sekrecionet e pështymës shërbejnë si një lëng i shëndetshëm për të ruajtur mjedisin oral dhe nëse ajo thahet, mund të vini re disa simptoma të pakëndshme, përfshi këtu aromën e rëndë të gojës.

2. Ndikon tek procesi i tretjes

Duke pirë ujë gjatë kohës që hani, stomaku merr sinjale të dobëta në lidhje me tretjen e ushqimit dhe si rezultat do të keni një bark të fryrë.

3. Mund t’ju shkaktojë urth

Nëse konsumoni ujë, i shtoni volum stomakut dhe rrisni presionin në të, siç do të bënte një vakt i bollshëm. Si pasojë mund të ndjeni djegie të stomakut ose siç njihet ndryshe, urth.

4. Ka gjasa të shtoni në peshë

Konsumi i ujit gjatë ushqimit mund t’ju bëjë të fitoni disa kile më tepër. Nëse tretja s’bëhet siç duhet, ushqimi i depozituar kthehet në kile të shtuara.

Si t’ja bëni për të ndjerë sa më pak nevojën e ujit teksa hani?

1. Konsumoni sa më pak vakte të kripura, për të mos ndjerë etje.

2. Merrni kohë për të përtypur ushqimin. Ushqimi i përtypur mirë tretet më thjeshtë dhe nevoja për të konsumuar ujë reduktohet.

3. Pini ujë 30 minuta para se të konsumoni vaktin e radhës. Eshtë një nga format më të mira për të qëndruar të hidratuar.

4. Mos hani me shpejtësi asnjë vakt! Dedikojuni ushqimit dhe përqëndrohuni aty.

Burimi: Bright Side, Anabel