Nesër në orën 09:00 mblidhet Kryesia e Kuvendit

0
67

Nesër (e martë) në orën 09:00 pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të diskutuar mbi përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së tetë të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kështu ka njoftuar Kuvendi në faqen zyrtare të saj, njofton Klan Kosova.

“Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Kujtojmë se Vjosa Osmani si ushtruese e detyrës së presidentes, ka caktuar për datën 22 mars (e hënë) seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në orën 10:00, teksa përgatitjet për mbajtjen e saj do të kryhen konform procedurave në fuqi.