Më 22 mars seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

0
51

U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar subjektet politike që të hënën, më 22 mars të mbajë një takim të kryesisë së kaluar të Kuvendit të Kosovës ku do të diskutohet për formimin e institucioneve të reja.

Siç merr vesh Telegrafi, më 22 mars, ditë e hënë do të ftohet një seancë solemne për konstituimin e Kuvendit të Kosovës që paraprihet pastaj me formimin e Qeverisë,  ndërsa ende nuk dihet se a do të votohet Qeveria po të njëjtën ditë.

Ndryshe, LVV ka fituar zgjedhjet dhe lideri i saj, Albin Kurti, kandidat për kryeministër ka thënë se tashmë i kanë numrat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë e re të Kosovës, ndërkohë sot kanë filluar konsultat e para të LVV-së me subjektet tjera.

Për votimin e Qeverisë duhen 61 vota, ndërkohë LVV ka fituar 58 mandate sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.