π‘²π’π’Žπ’–π’π’‚ 𝒆 π‘·π’“π’Šπ’›π’“π’†π’π’Šπ’• π’‘π’†Μˆπ’“ π’‰π’†π’“π’†Μˆ π’•π’†Μˆ π’‘π’‚π’“π’†Μˆ π’Žπ’† π‘Ίπ’‰π’•π’†Μˆπ’‘π’Š π’•π’†Μˆ π‘²π’π’Žπ’–π’π’Šπ’•π’†π’•π’Šπ’• π’‘π’†Μˆπ’“ 𝑷𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏𝒂𝒕 π’Žπ’† π‘¨π’‡π’•π’†Μˆπ’”π’Š π’•π’†Μˆ π‘²π’–π’‡π’Šπ’›π’–π’‚π’“π’‚!

0
208
Sot kishim kΓ«naqΓ«sinΓ« qΓ« tΓ« bΓ«jmΓ« pΓ«rurimin e shtΓ«pisΓ« sΓ« parΓ« pΓ«r persona me aftΓ«si tΓ« kufizuara, ku do tΓ« strehohen personat me ngecje nΓ« zhvillimin mendor, qΓ« janΓ« tΓ« moshΓ«s sΓ« rritur dhe nuk kanΓ« pΓ«rkujdesje nga tΓ« afΓ«rmit apo familjet e tyre.
Kjo shtΓ«pi rezidenciale, e cila deri mΓ« tani iu mungonte KomunΓ«s sΓ« Prizrenit, Γ«shtΓ« ndΓ«rtuar nΓ« cilΓ«sinΓ« e standardeve tΓ« larta dhe tani e tutje do tΓ« ofrojΓ« 24 orΓ« shΓ«rbime tΓ« ndryshme tΓ« pandΓ«rprera si:
πŸͺ Strehimi,
🧼 Higjiena,
πŸ₯ Ushqimi,
🩺 Shërbime mjekësore nga stafi profesional, tanimë i rekrutuar,
πŸ₯³ Aktivitete tΓ« ndryshme sociale,
πŸ‘¨β€πŸ‘©β€πŸ‘§β€πŸ‘¦ Si dhe tΓ« gjitha shΓ«rbimet tjera tΓ« nevojshme, nΓ« bazΓ« tΓ« standardeve pΓ«r shΓ«rbime profesionale sociale dhe familjare.
FalΓ«nderoj MinistrinΓ« e PunΓ«s dhe MirΓ«qenies Sociale pΓ«r kΓ«tΓ« bashkinvestim, si dhe Spitalin Rajonal tΓ« Prizrenit dhe QendrΓ«n pΓ«r ShΓ«ndetin Mendor, pΓ«r bashkΓ«punimin me drejtoritΓ« tona tΓ« MirΓ«qenies Sociale dhe tΓ« ShΓ«ndetΓ«sisΓ«, pΓ«r koordinim me qΓ«llim tΓ« ofrimit tΓ« shΓ«rbimeve sa mΓ« tΓ« mira nΓ« kΓ«tΓ« shtΓ«pi.
Mytaher Haskuka
Islam Thaqi