Mbetjet kockore nga varreza masive në Kizhevak dërgohen për analizë në ICMP

0
85

Janë dërguar për analizë të AND-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), mbetjet kockore të zhvarrosura në varresën masive Kizhevak të Serbisë gjatë vitit të kaluar.

Këtë e ka bërë të ditur, koordinatori i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, Kushtrim Gara.

Ai ka thënë se jo vetëm mbetjet kockore të zhvarrosura në Kizhevak janë dërguar për analizë në ICMP, por dhe të të lokacioneve të tjera në këto zona, siç është e përcaktuar dhe me rregullore.