Prokuroria jep detaje për rastin e vrasjes dhe vetëvrasjes në Emshir

0
159

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes e më pas vetëvrasjes në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

“Ekipi mjekësor ka konstatuar dy trupa të pajetë, njëri person i gjinisë femrore dhe tjeri i gjinisë mashkullore, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe një armë.

Sipas dyshimeve fillestare, personi i gjinisë mashkullore fillimisht ka privuar nga jeta personin e gjinisë femrore, e më pas ka kryer vetëvrasje”.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, bën të ditur prokuroria, transmeton Klan Kosova.​