Vrasje dhe vetëvrasje në “Emshir”, policia jep detaje

0
196

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Emshir” në Prishtinë, ku janë gjetur të vdekur dy persona.

Bëhet fjalë për një burrë dhe grua të moshës 44 vjeçare.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ata e kanë humbur jetën nga arma e zjarrit.

Ahmeti për Klan Kosova tha se rasti ka të bëjë me vrasje dhe vetëvrasje.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes”.

“Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”.