Isa Mustafa zyrtarisht jep dorëheqje nga LDK: Lë hapësirë për kryetarin e ri që ta drejtojë partinë mënyrë të pandikuar

0
96

sa Mustafa ka dalë nga kuvendi zgjedhor i brendshëm i LDK-së duke njoftuar se ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë.

“Unë sapo dhashë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të LDK-së. Ishte e parevokueshme dhe nuk u hapë diskutim lidhur me të”, është shprehur Mustafa, njofton KlanKosova.tv.

“Falënderova strukturat e LDK-së për punën dhjetëvjeçare që kam bërë me ta. Kam besim që ky kuvend do të nxjerr një kuvend që do ta çojë LDK-në përpara mbi bazat fondamentale mbi të cilat është ndërtuar kjo parti”.

Mustafa ka thënë se ndër vendimet më të mira që ka marrë sa ka drejtuar LDK-në, është prishja e koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje në vitin e kaluar.

“Për vendime të mira konsideroj se të gjitha i kemi marrë si vendime të arsyeshme që për objektiv kanë pasur interesin e vendit. Kam thënë edhe sot se vendimi për prishjen e koalicionit me Vetëvendosjen është vendim i mirë për të cilin jam i bindur, sepse mes partneritetit me SHBA-në dhe qëllimeve dhe orientimeve të VV-së kam zgjedhur partneritetin më SHBA-në”

“E kemi paguar këtë çmimin, por në mënyrë të vetëdijshme. Besoj se qytetarët e Republikës së Kosovës do ta shohin këtë. S’kam këshilla të veçanta për kryetarin e LDK-së, lë hapësirë që ai ta drejtojë LDK-në në mënyrë të pandikuar”./KlanKosova