Fillon viti zgjedhor në Gjermani, hapen votimet në dy shtete

0
66

Qendrat e votimit janë hapur në dy shtete jugperëndimore të Gjermanisë, Baden Wuerttemberg dhe Rhineland-Palatinate për zgjedhjet rajonale, që mund të ndihmojnë për të përcaktuar se kush do të jetë pasardhësi i kancelares, Angela Merkel, më vonë gjatë këtij viti.

Sondazhet e fundit tregojnë se demokristianët konservatorë (CDU) janë shumë pas Partisë së Gjelbër në qeverisje në Baden-Wuerttemberg.

Social-demokratët e qendrës së majtë (SPD) kanë fituar terren në Rheinland-Pfalz, duke rritur perspektivat e kryeministrit të njohur të SPD, Malu Dreyer, që të kthehet në pushtet si kreu i një koalicioni tripartiak./ATSH