Anton Quni heq dorë nga kandidatura për ta drejtuar LDK-në

0
86

Duke pasur besim të plotë në të gjithë kandidatët, unë do të tërhiqem nga kandidatura dhe do ta jap besimin tim për njërin nga kandidatët”.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot është mbledhur për ta zgjedhur kryetarin e ri të partisë.

Njëri ndër katër personat që kanë shpallur kandidaturën për ta drejtuar këtë subjekt politik, tani ka vendosur që të heq dorë nga kjo garë, njofton Klan Kosova.

Anton Quni këtë e ka deklaruar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Në një prononcim për Klan Kosova, Quni ka thënë se vendimi për të hequr dorë nga kjo e drejtë ka evoluar gjatë kohës.

“Posa e bëra një njoftim në rrjetet sociale, pasi është krijuar kjo klimë e mirë, do të kenë mundësinë shumë kandidatë t’i paraqesin programet për të ardhmen e LDK-së”.

“Duke pasur besim të plotë në të gjithë kandidatët, unë do të tërhiqem nga kandidatura dhe do ta jap besimin tim për njërin nga kandidatët”.

“Është vendim që ka evoluar gjatë kohës”.