Feronikeli ndal serinë pozitive të Prishtinës, Llapi bindës ndaj Besës

0
64

Feronikeli ka shënuar fitore në duel me Prishtinën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 25-të në Superligë. Kësisoj, Feronikeli e ndali serinë e prishtinasve prej 18 ndeshjeve pa humbje. Të dy golat për skuadrën e drejtuar nga Klodian Duro i shënoi Marko Simonovski.

Në ndeshjen tjetër, Llapi shënoi fitore me rezultat bindës si mysafir ndaj Besës, me shifrat 4:1. Golat për llapjanët i shënuan Edon Sadriu, Engjëll Hoti, Valmir Veliu dhe Arbnor Ramadani, derisa golin e vetëm për pejanët e realizoi Ardit Tahiri.