Vazhdon gjykimi ndaj zyrtarëve policor të akuzuar për korrupsion

0
44

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka vazhduar gjykimi ndaj zyrtareve policor, Nebojsha Vukojevic dhe Srecko Janicievic, të akuzua për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Drejtësia Sot.

Në seancën e sotme ishte planifikuar të dëgjohen katër dëshmitar, të cilët ishin propozuar nga mbrojtësi i të akuzuarit Vukojevic, av.Miodrag Berklaic dhe nga prokurorja Fetije Bajrami-Shala.

Mirëpo në këtë seancë, ishte prezent vetëm dëshmitari T.Gj., ndërsa dëshmitarët R.Ll., S.P., dhe M.Q., mungonin. Sipas njoftimit të kryetarit të trupit gjykues, gjyqtarit Bekim Veliqi, dëshmitarët ishin ftuar në mënyrë të rregullt.

Kështu, dëshmitarët R.Ll., dhe S.P., ishin ftuar me ftesa tërregullta por gjykata nuk kishte pranuar flet kthesa se të njëjtit i kanë pranuar ftesat. Përveç kësaj, gjyqtari Veliqi ka bërë të ditur se, edhe në seancat e kaluara të shqyrtimit gjyqësor të njëjtit dëshmitar janë ftuar gjith herë me ftesa të rregullt, e që asnjëherë nuk kishin pranuar flet kthesa se të njëjtit kanë pranuar ftesat.

Ndryshe, mungesa e dëshmitares M.Q., sipas njoftimit të kryetarit të trupit gjykues, ishte për shkak se i njëjti e kishte të pamundur që të prezantoj në këtë gjykim për shkaqe shëndetësore.

Tutje, gjykimi kishte vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarit T.Gj. gjatë deklarimit dëshmitari kishte theksuar se, së bashku me D.V., kishin shkuar tek pompa ku ka qenë i dëmtuari, i njëjti kishte dhënë detaje lidhur me borxhin që kishte i dëmtuarit ndaj D.V.

Ndryshe, T.Gj., kishte shtuar se, pasi që i dëmtuari nuk kishte pranuar që t’ia kthej borxhin D.V., kishte thirrur policinë, ku pastaj kanë ardhur dy polic. Kur kanë ardhur policia, kanë pyetur se ku qëndronte problemi, pastaj i njëjti ishte larguar.

Gjatë deklarimit dëshmitari kishte theksuar se, policët dhe i dëmtuari nuk kanë pasur ndonjë kontakt fizikë, kur kanë ardhur policia i dëmtuari ka qenë para kamionit, dhe policët nuk e kanë zbritur me dhunë nga kamioni të dëmtuarin.

Pas përfundimit të dëgjimit të dëshmitarit T.GJ., gjyqtari Veliqi kishte njoftuar se seanca e sotme shtyhet për datë 14 prill 2021 në ora 09:30, ku palëve prezent ky njoftim i‘u kishte shërbyer si ftesë e rregullt.

Ndërsa sa i përket dëshmitarëve R.Ll. dhe S.P., gjyqtari Veliqi, kishte theksuar se, për secilën seancë të njëjtit ishin ftuar me ftesa të rregullta dhe asnjëherë flet kthesa nuk kishin pranuar qëtë njëjtit kanë pranuar ftesën, për faktin se vendbanimet sipas aktakuzës ishin në Kralev Republika e Serbisë.

Gjithashtu, dëshmitari M.Q., do të ftohet me ftesë të rregullt, ndërsa dëshmitarët të cilën gjenden në Kralev, gjyqtari Veliqi ka njoftuar se do të përpiqen që të ftohen edhe përmes zyrës së kryetarit të Gjykatës dhe me ftesa të rregullta./DrejtesiaSot