“Trurin ja trash televizori”

0
129

Nga Edison Ypi

Njeriu i Ri

Për të ngrënë i bën Mami.
Mendjen ja rrit Babi.
Mjekrrën ja vizaton Berberi.
Shkollën ja bëjnë urithat.
Diplomën ja japin shqarthat.
Komplimentat ja bëjnë skilet.
Punën ja gjen Miku.
Rrogën ja jep shteti.
Moralin e mëson nga rrugaçët.
Edukatën nga banditët.
Historinë ja rrëfen soc-realizmi.
Gjeografia nuk i intereson.
Shetitjet ja bën imagjinata.
Në plazh e çon makina.
“Jashtë Shtetit” e nxjerr aeroplani.
Çodhjen ja siguron Hashashi.
Heroizmat ja kallxon Lahuta.
Shqipen ja pasuron kafeneja.
Newspeakun ja mëson George Orwelli.
Syrin ja qorron Dielli.
Veshin ja mprehin hijet.
Muzikën ja shurdhon tallavaja.
Filmin ja çfaq Kinostudio Shqipëria e Re.
Dembelizmin e mëson nga të ngjajshmit.
Shok ka qenin.
Shoqe ka macen.
Mikeshë ka bushtrën.
Selfiet ja bën celulari.
Dashurinë ja mëson Fejsbuku.
Lakuriqësinë ja dhuron Instagrami.
Seksin ja bën Doriana.
Qafën ja trash mishi.
Dhëmbët ja gërryen Hambugeri.
Diabetin ja shpif sedentarizmi.
Sëmundjet ja shëron askushi.
Trurin ja trash Televizori.