Osteoartriti i gjurit

0
265

Nga 𝗔𝗿𝗯𝗲̈𝗿 𝗞𝗹𝗶𝗻𝗮𝗸𝘂- 𝗙𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗲𝘂𝘁

𝗢𝘀𝘁𝗲𝗼𝗮𝗿𝘁𝗿𝗶𝘁𝗶 𝗶 𝗴𝗷𝘂𝗿𝗶𝘁

Osteoartriti i gjurit është një problem që shkaktohet nga dëmtimi i kërcit në mes të nyjeve. Kur kjo ndodh, eshtrat e nyjeve fërkohen mes vete dhe kjo shkakton dhimbje, ënjtje, shtangim, vështirësi në lëvizje dhe ndonjëherë edhe thepisje të ashtit. Osteoartriti kryesisht ndodh tek personat mbi moshën 45 vjeç, por mund të ndodh edhe në mosha më të reja. Gjinia femërore është më e prekur sesa ajo mashkullore.

𝗦𝗵𝗸𝗮𝗸𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁

• Mosha – aftësia e rigjenerimit të kërcit humbet me rritjen e moshës,
• Pesha – pesha shkakton rritje të presionit në të gjitha nyjet sidomos në gjunjë,
• Faktorët gjenetik,
• Lëndimet nga stresi i përsëritur – personat që bëjnë punë ku kërkohet të qëndrojnë të përkulur në gjunjë ose të ngrisin pesha të rënda janë më të rrezikuar nga osteoartriti i gjurit,
• Sportistët,
• Sëmundjet tjera shtesë – siq janë Artriti reumatoid, çrregullimet metabolike etj.

𝗗𝗶𝗮𝗴𝗻𝗼𝘀𝘁𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶

Diagnoza mund të përcaktohet me ekzaminim klinik nga profesionisti shëndetësor, dhe të vërtetohet me radiografi të gjurit.

𝗧𝗿𝗮𝗷𝘁𝗶𝗺𝗶

Trajtimi primar për osteoartritin e gjurit është trajtimi konservativ përmes fizioterapisë. Fizioterapia përfshin edukimin e pacientit, ushtrimet terapeutike, modifikimin e aktiviteteve të përditshme, këshillat për humbjen e peshës, përdorimi i mbështetësve për gju etj. Përmes fizioterapisë synohet të arrihet redukimi i dhimbjes dhe inflamacionit, normalizimi i amplitudës së lëvizjes, forcimi i muskujve të këmbës, rritja e propriocepsionit dhe balancit, përmirësimi i funksionit etj. Përpos ushtrimeve edhe modalitetet fizioterapeutike tjera si manual terapia (masazha) dhe elektroterapia kanë efekt në trajtimin e osetoartritit të gjurit. Nëse trajtimi konservativ nuk ka efekt, atëherë mund të konsiderohen intervenimet kirurgjike.