BE: Katër milionë vaksina shtesë nga BioNTech-Pfizer

0
71

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi sot një marrëveshje me laboratorin BioNTech-Pfizer për furnizimin në mars të vendeve të BE-së me katër milionë doza shtesë të vaksinës së saj.

”Këto doza do të jenë të disponueshme para fundit të muajit përveç dërgesave të parashikuara tashmë dhe të shpërndara për popullsitë e vendeve anëtare”, theksoi ajo në një komunikatë.

“Kjo do të ndihmojë shtetet anëtare në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit dhe do të kontribuojë në rivendosjen e qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve”, theksoi Von der Leyen.

Komisioni Europian u shpreh i shqetësuar nga disa “pika të nxehta” në BE për sa i përket kontaminimeve si Tiroli në Austri, Nice dhe në Moselle të Francës, Bolzano në Itali dhe në disa pjesë të Bavarisë në Gjermani.

Shumë shtete anëtarë kanë parë numrin e infektimeve dhe shtrimeve në spital të rritet këto javët e fundit, gjë që ka detyruar disa prej tyre të vendosin kontrolle të reja në kufi.

Komisioni njoftoi në fillim të shkurtit se priste livrimin e rreth 55 milionë dozave në mars, një shifër e parashikuar.

Ajo pret një rritje në shpërndarjet e vaksinave në tremujorin e dytë, me 300 milionë doza, ose 100 milionë në muaj mesatarisht, sipas vlerësimeve presidentja e Komisionit Europian, nga Ursula von der Leyen të zbuluara në shtypin gjerman të hënën.

Tre vaksina janë miratuar tashmë nga BE dhe ajo e Johnson & Johnson pret të marrë nga Brukseli dritën jeshile në mars.

AstraZeneca është angazhuar të livrojë 180 milionë doza vaksine për Europianët në tremujorin e dytë, ndërkohë që Pfizer-BioNTech do të furnizojë të paktën 75 millionë doza sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me Brukselin.

Shifrat e Modernas nuk dihen./ATSH