“Sepse, edhe kur je nënë vetë, akoma ke nevojë për nënën tënde”

0
73

Nga Dani Sherman Lazar

Ajo po bërtiste nga dhimbjet dhe mbante barkun me duar. “Mami, mami..” Unë vrapova përpjetë shkallëve dhe e mora në krahë. Sytë i kishte të qullur me lotë. E çova në dhomën e lodrave dhe e vendosa në divan. Ajo nuk mund të ndalonte së qari.

I dhimbte barku.

Nisa t’ia përkëdhelja shpinën derisa ajo vazhdonte të qante. Kokën e kishte mbi jastëk, sytë e kaftë të mbushur me lotë dhe gjysëm të mbyllur nga lodhja. Ajo përpëlitej me secilën valë të dhimbjes. “E dua mamin” përsëriste, edhe pse unë isha pranë saj, me fjalë, me përkëdhelje, me dashuri të pakushttë. Dhe ajo e ndjente. Ajo veç donte të sigurohej sepse sytë thuajse po i mbylleshin.

Çdoherë kemi nevojë për nënat tona kur nuk ndihemi mirë. Sepse nënat janë rehatia jonë.

E mora dhe e vendosa në krahëror. Doja aq shumë t’ia largoja dhimbjen. Më dhimbte shumë fakti që e vetmja gjë që mund të bëja ishte ta mbaja në duar. Por, mendja ime fluturoi në imagjinatë, duke menduar për të gjitha ato herë kur unë jam e sëmurë, dhe edhe unë, kam nevojë për nënën time.

Sepse, edhe kur je nënë vetë, akoma ke nevojë për nënën tënde.

Dhe kjo nuk është sepse nuk dimë të kujdesemi për veten. Është sepse duam që dikush të na mbajë dhe të na dojë derisa dhimbja të largohet.

E përqafimi i ngrohtë i nënës është pikërisht çfarë na duhet për ta nisur procesin e shërimit.

Sepse, edhe pse ne nënat nuk mund ta largojmë dhimbjen e fëmijëve tanë, ne mund t’i duam gjatë gjithë kohës sa ajo zgjat.

Dhe nuk ka dashuri të fortë e të fuqishme si dashuria e nënës.

Kështu që, unë vazhdova ta mbaja.

Dhe do ta mbaj çdoherë që ajo ka nevojë për mua deri në fund të jetës sime.

Se kjo është çfarë nënat bëjnë./supergrate.net/