Pal Lekaj për Haradinaj- Stublla: Organet të shkojnë deri të fund të zbardhjes së këtij procesi

0
235

Haradinaj-Stublla dha dorëheqje sot nga postet e saj në qeveri dhe brenda partisë.

Në njoftimin për dorëheqjen e saj ajo akuzoi disa njerëz brenda AAK-së që sipas saj po kontrollojnë dhe shantazhojnë përbrenda këtë parti.

Lidhur me këto akuza kishte folur për Gazetën Sinjali, deputeti i zgjedhur nga AAK, Pal Lekaj.

Lekaj ka thënë për Sinjalin se vendimi i Haradinaj-Stubllës është i ngutshëm dhe ka ardhur në një moment jo të përshtatshëm. Kjo pasi që, sipas tij, një veprim i tillë është dashur të merrej atëherë kur racionaliteti vendoset mbi emocionet personale.

“Unë e vlerësoj znj Haradinaj-Stublla për angazhimin dhe profesionlizmin e treguar ndër vite në AAK mirëpo më duket se ajo është ngutur me vendimin e saj për tu larguar nga AAK në këtë kohë kur gjërat ende janë të padefinuara dhe veprime të tilla kaq të mëdha bëhen në momente më të qeta dhe kur racionaliteti vendoset mbi emocionet personale por në fund të fundit vendimet i takojnë asaj dhe neve na mbetet vetëm t’i respektojmë”, ka thënë Lekaj për Sinjalin.

“Nuk e kam kuptuar se çfarë ka dashur të thotë me këtë deklaratë mendoj se kjo duhet sqaruar nga ajo vet sepse tash të gjithë e din që z. Haradinaj është person me intigritet e le më të izolohet nga partia e tij”, tha ai tutje.

Lidhur me dyshimet për blerje votash, Lekaj ka thënë se ka qenë i befasuar me këto zhvillime, pasi që ka besuar se procesi në QNR do të shkonte në rregull.

“Zhvillimet e fundit për mua kanë qenë befasi e madhe sepse përkundër fjalëve që qarkullojnë pas çdo procesi zgjedhor unë personalisht kam besuar shumë në procesin që zhvillohej brenda QNR-së këto zhvillime të fundit janë tronditje për demokracinë kosovare edhe shpresoj që organet të shkojnë deri të fund të zbardhjes së këtij procesi”, u shpreh Lekaj./ballkani.info