Hapet procesi i akreditimit për ndeshjet e marsit

0
63

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se është hapur procesi i akreditimit për gazetarë dhe fotoreporterë për ndeshjet e muajit mars:

Kosovë – Lituani (ndeshje miqësore) – 24 mars 2021, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Kosovë – Suedi (World Cup 2022 – Qualifying Round) – 28 mars 2021, ora 20:45, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Spanjë – Kosovë (World Cup 2022 – Qualifying Round) – 31 mars 2021, ora 20:45, “Estadio La Cartuja”, Sevilla.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

www.ffk-media.com

Afati i fundit për aplikime është si vijon:
18 mars, 2021 për ndeshjen miqësore Kosovë – Lituani,
18 mars, 2021 për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Suedi,
15 mars, 2021 për ndeshjen Spanjë – Kosovë.

Numri i gazetarëve dhe fotoreporterëve për këto ndeshje është i limituar për shkak të masave antiCovid-19, ashtu sikurse edhe numri i gazetarëve në konferenca para dhe pas ndeshjeve.

Vini re: Për ndeshjen Spanjë – Kosovë, gazetarët nuk do të kenë qasje në sallën e konferencave fizikisht, pasi ato do të mbahen nëpërmjet platformave online.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Për info shtesë drejtohuni tek Zyra për media e FFK-së;
press@ffk-kosova.com