Greqia hapet për turistët e vaksinuar

0
51

Personat e vaksinuar kundër COVID-19, me antitrupa ose që kanë një test negativ do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Greqi këtë verë, njoftoi ministri i Turizmit, Harry Theocharis.

“Greqia synon të nisë sezonin e saj veror nga mesi i majit”, shtoi Theocharis.

Turizmi është një burim kryesor i të ardhurave për vendin, gjë që i hap rrugën aplikimit për një certifikatë vaksinimi në nivel europian për të ndihmuar në zhbllokimin e udhëtimeve.

Sektori përbën rreth një të pestën e ekonomisë greke dhe punëson një në pesë punëtorë, por të ardhurat pësuan rënie të madhe vitin e kaluar, për shkak të pandemisë./ATSH