Varësia ndaj celularëve shkatërron gjumin

0
104

Varësia ndaj smartphone-ve do të rezultojë në gjumë të dobët, sipas një studimi të ri. Studimi, i botuar të martën në “Frontiers in Psychiatry”, vëzhgoi përdorimin e smartphone-ve në 1043 njerëz të moshave 18 dhe 30 vjeç në King’s College London.

Studiuesit u kërkuan studentëve të plotësojnë dy pyetësorë mbi cilësinë e gjumit dhe përdorimin e smartphone, personalisht dhe në internet. Pas përfundimit, studimi zbuloi se gati 40% e studentëve të universitetit u kualifikuan si “të varur” nga smartphone.

Studentët që raportuan përdorim të lartë të celularëve gjithashtu raportuan cilësi të dobët të gjumit. Kjo bie në përputhje edhe me studimet e mëparshme që thonë se përdorimit i tepërt i telefonave gjatë natës shoqërohet me probleme gjatë gjumit, zvogëlim të kohëzgjatjes së gjumit dhe lodhje gjatë ditës. Përdorimi i shpeshtë i tyre vonon ritmin cirkadian (ritmin natyral të gjumit/zgjimit), orën normale të gjumit dhe zgjimit.

Studimi ka një sërë kufizimesh, megjithatë thelbi i tij është pranuar gjerësisht dhe në fakt, mjekët shpesh theksojnë rregullin numër 1 për gjumë të mirë: Jo kompjuterë dhe telefona celularë në shtrat dhe të paktën një orë para gjumit.

Varësia ndaj telefonit është e njohur edhe si nomofobi, një term i shekullit të 21-të.