Gruaja e cila ulej çdo ditë në stol të metros për të dëgjuar lajmërimin e regjistruar nga i shoqi në vitin 1950

0
554

Nga Agim A.Hoxha

Në Londër, është një grua që ulet çdo ditë në një stol të metrosë për të dëgjuar lajmërimin e regjistruar nga i shoqi në vitin 1950.
Pasi bashkëshorti i saj Oswald Laurence vdiq më 2003, Margaret McCollum ulet çdo ditë në stol dhe pret të dëgjojë “Mind the gap” (kini kujdes hapësirën midis trenit dhe pankinës) një nga frazat më të njohura në Londër.

Kështu, Margaret gjeti mënyrën për ta ndjerë praninë e tij më afër. Por një ditë, pas më shumë se gjysmë shekulli, zëri i tij u zëvendësua nga një regjistrim i ftohtë elektronik.

E trishtuar, Margaret bëri kërkesë pranë Drejtorisë së transportit që t’i jepnin një kopje të regjistrimit të zërit të bashkëshortit të saj. , për të vazhduar ta dëgjonte zërin e të shoqit në shtëpinë e saj.

Kur mësuan historinë e saj, punonjësit e Drejtorisë vendosën ta rivendosnin lajmërimin vetëm në ndalesën e metrosë pranë shtëpisë së Margaret, saktësisht në Embankment, të linjës veriore, ku akoma edhe sot njerëzit mund të dëgjojnë zërin e Oswald Laurence dhe të besojnë se dashuria e përjetshme ekziston vërtet.